Tirana e Partizani janë gati të ndezin “motorët

redaktor

Vllaznia-Kukësi, Laçi–Partizani dhe Tirana-Apolonia janë tre ndeshjet që propozohen këtë të diel në javën e parë të Superiores. Në Shkodër, kuqeblutë pas një vere problematike në pjesën më të madhe të saj, pa një skuadër dhe pa sponsor në fund arritën të zgjidhin gjithçka falë afrimit të Gea Sport, që solli jo vetëm një trajner të ri në stol si Baldo Rainieri por gjithashtu arriti të ngrejë dhe një ekip cilësor, ku afrimi më i fundit është sulmuesi uruguaian i ardhur nga Palermo Sosa. Kukësi, që vjet u rendit sërish në vendin e dytë gjithashtu ka një trajner të ri por dhe një skuadër me disa ndryshime të rëndësishme por që gjithsesi pretendente.

Një vit më parë, shkodranët i mundnin në ndeshjen e javës së parë me rezultatin 3-1 në transfertë por dhe kjo e sivjetshmja në “Loro Boriçi” pritet të jetë po aq e luftuar. Partizani do të ketë një transfertë të vështirë në Laç. Te të kuqtë drejtimin e bankinës këtë vit e ka marrë Shpëtim Duro, që ka mbetur i kënaqur dhe nga afrimet e verës, ku në dy ditët e fundit me blerjet e Osmanajt dhe Fazliut zgjidhi dhe problemin e sulmit ndërsa është afruar dhe futbollisti i kombëtares Emiliano Vila. Kurbinasit duhet parë sesi do të përballojnë largimin e Vucajt, që është një humbje jo e vogël. Tirana pas një agjërimi të gjatë gjithashtu do të synojë rikthimin te titulli kampion.

Bardheblutë kryeqytetas me zgjidhjen e statusit i dhanë drejtim dhe merkatos së tyre. Ka qenë një prej skuadrave që ka lëvizur më mirë në tregun e lojtarëve dhe ka emra me përvojë dhe në arenën ndërkombëtare por gjithashtu dhe një trajner si Magani, që vjet përballoi një situatë jo të lehtë. Ndeshja e tyre e parë do të jetë me Apoloninë në kryeqytet, skuadër që vjen nga një kategori më poshtë dhe që si objektiv të saj primarë do të ketë sigurimin e mbijetesës, ndaj për këtë arsye do të kërkojë të bëjë pikë që në fillim ndaj skuadrës më të titulluar në vend.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *