Tirana e shkretuar!

Saimir Lleshi

Rrugët e Tiranës ishin sot të boshatisura. Në qendër të kryeqytetit nuk bëhej fjalë për makina, por edhe biçikletat vëzhgoheshin me imtësi.

Rregullat strikte bëhen për shkak se në Tiranë pritet të vij sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Rrugët kryesore të kryeqytetit do të jenë të bllokuara përreth 6 orë.

Mbi 1500 forca policie dhe sigurisht edhe agjentë të Shërbimit Informativ janë angazhuar në terren për të garantuar sigurinë.

Megjithatë, Shqipëria shquhet si vend pro amerikan dhe rreziku është minimal, por gjithsesi rregullat e sigurisë duhen zbatuar. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *