Tirana e të gjithëve

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Është ndjesi e bukur për një qytetar kur ndjen dorën e përkujdesjes për qytetin e tij. Dëgjova dje rastësisht dy gra në moshë që diskutonin duke kaluar në trotuarin e ri pas Muzeut. Ishin fjalë urimi për Bashkinë. Kishte më se 20 vjet që nuk kishte vënë kush një pllakë të vetme në tërë atë gjatësi tejet të frekuentueshme nga kalimtarët. A nuk është kënaqësi të shohësh frytin e një pune aty ku të takon ta shohësh përditë? Përveç anës funksionale, tepër me vlerë ajo shërben edhe si një terapi anti stres. Kjo bëhet akoma më e domosdoshme jo vetëm për hallet personale e që nuk janë pak, por sidomos nga gjuha plot mllef e helm e politikës perverse. Unë dua të besoj sinqerisht që më në fund qytetarët e Tiranës të kenë zgjedhur njeriun e punës. Shenjat janë. Shpresoj e uroj me sinqeritet që të vazhdohet në këtë frymë. Tirana na duhet të gjithëve e përpjekjet për ta kthyer në një metropol të denjë duhet të na gëzojnë, bile duke inkurajuar Bashkinë për vazhdimin e mbarimin e punëve të nisura. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *