Tirana e Teuta, paqe… “pa kushte”

redaktor

Tirana dhe Teuta ndahen në paqe, edhe pse pika për duhet thënë se nuk kënaq si njërën skuadër, ashtu edhe tjetrën.

Por, këtë herë, duket qartë se mungesat kanë penalizuar bardheblutë e Dajës, ashtu si edhe trajneri ka deklaruar në fund të takimit.

Ndërsa, për djemtë e Detit ka qenë e mjaftueshme që të qëndronin në mbrojtje mirë taktikisht dhe të mbulonin sistematikisht krahët për të mos rrezikuar.

Në pjesën e parë, sakaq, asnjë rast për t’u mbajtur mend.

Edhe në të dytën, përtej presionit të bardhebluve, nuk është se ka pasur ndonjë moment të rrezikshëm, ndërsa në fund tifozët bardheblu janë dukur të pakënaqur, duke qenë se në dy ndeshje janë grumbulluar vetëm 1 pikë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *