Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Dy fjalë për varfërinë e konceptin shqiptar të fenomenit. Kam pasur rastin të shkoj për punë në një vend afrikan. Për të qenë i sinqertë, në skutat e qytetit ku isha, por lokalet në qendër ishin gati të boshatisur gjatë ditës. Edhe në perëndimin e zhvilluar vëren të njëjtin fenomen. Në Vjenë, ku kam ndenjur më shumë, po ashtu. Në “Tiranën e varfër” ndodh e kundërta. Lokalet plot e makina luksoze që presin ngjitur. Duke diskutuar me një shokun tim të fëmijërisë për këtë fenomen, ai doli tek argumenti proverbial i papunësisë. Vërtetë që në statistika shifrat janë të larta, por mundësitë për të punuar nuk janë në atë nivel. Mendoj se papunësia e varfëria luftohen duke kërkuar për të gjetur punë e jo në lloto a mejhane. Nuk mund të punojnë gjithë shqiptarët si akademikë, aq më tepër që shumica e diplomave lënë vend për të vajtuar. Shqipëria, edhe si pozicion gjeofizik ka punë për 12 muaj të vitit. Mendoj se duhet të lëmë urgjentisht klubet e llotot e të ndalojmë se vjedhuri vetveten me drita, ujë e të tjera. Varfëria ka vetëm një ilaç që nuk tradhton kurrë, djersën. E ne nuk po arrimë ta kuptojmë këtë aksiomë të vjetër sa vetë njerëzimi. Unë nuk dua të justifikoj qeverinë, por ama as veten. Duhet të bëhemi bashkë. Nuk ka zgjidhje tjetër. Profeti
