Tirana e Vllaznia ringjallin shpresat për Europa League

anazapta

Tirana e Vllaznia kanë ringjallur shpresat për t’u kualifikuar në Europa League, teksa kanë fituar ndeshjet e djeshme dhe e kanë shkurtuar në katër pikë diferencën nga vendi i tretë, që aktualisht mbahet Flamurtari, me pikë të barabarta me Kukësin. Bardheblutë e Nevil Dedes kanë arritur një fitore surprizë, nisur nga fakti që kishin mungesa të shumta në formacion. Në Krujë, Tirana u rezistoi sulmeve të vendasve në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Pas pushimit, Abilaliaj shënoi golin e avantazhit, ndërsa më pas Lika e Çota i dhanë përmasa më të thella fitores. Ndryshe nga takimi i Krujës, në Shkodër të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Hajdari ishte autor i dy golave për Vllazninë, duke i dhënë dy herë epërsinë, fillimisht në minutën e 12-të e më pas në të dyzetën, pasi Mitraj kishte barazuar dhjetë minuta më parë për Tomorin. Tani Vllaznia e Tirana duhet të kapërcejnë patjetër Flamurtarin që të shpresojnë për Europa League, ndërkohë që vendi i katërt u bën punë vetëm nëse Kukësi zë një nga dy vendet e para dhe njëkohësisht fiton Kupën e Shqipërisë ose të paktën del në finale me Skënderbeun.

 

 

Kategoria Superiore

Java e 20-të

Dje

KASTRIOTI – TIRANA   0-3

Abilaliaj 61′, G. Lika 71′, Çota 78′

VLLAZNIA – TOMORI  2-1

Hajdari 12′, 45′ / Mitraj 30′

Të shtunën

LUFTËTARI – BYLISI   1-1

Fonseka 30′ / Gërxho 44′

APOLONIA – LAÇI      1-1

Ribaj 40′ / Buljan 14′

KUKËSI – SHKUMBINI   5-1

Popoviç 6′, 9′, 43′, Manuka 63′, Malindi 85′ / Gjata 86′

SKËNDERBEU – TEUTA   0-0

FLAMURTARI – BESA    0-0

 

 

Renditja

P  Skuadra      F    B    H    Gol.       Pikë

1  Skënderbeu   15   5    1    35:8       49

2  Teuta        11   5    4    25:15      38

3  Flamurtari   10   6    4    41:22      36

4  Kukësi       10   6    4    31:19      36

5  Vllaznia     9    5    6    25:20      32

6  Tirana       9    5    6    25:20      32

7  Laçi         8    4    8    25:27      28

8  Kastrioti    8    4    8    21:27      28

9  Bylis        8    5    6    23:19      26

10 Besa         6    6    8    18:20      24

11 Luftëtari    5    3    12   21:32      18

12 Shkumbini    3    7    10   10:28      16

13 Tomori       1    6    13   19:41      9

14 Apolonia     1    6    13   13:35      9

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *