Shoretu 18 Tetor 2015
Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e fituesve që i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Mijëra familje, pjesëmarrëse të rregullta të lojës kanë u janë gëzuar edhe gjatë javës që lamë pas, morisë së dhuratave dhe çmimeve të mëdha të ofruara nga Telebingo Shqiptare.
Hajria në qytetin e Durrësit, ishte fatlumja e parë e përzgjedhur nëpërmjet lojës telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshiheshin çmimet më të lakmuara të Telebingos.
Me mbajtjen e dy zarfeve të preferuara, ajo i është gëzuar shumës së fituar në vlerën e 40,000 lekëve.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fehshura në zarfe.
Konkretisht bëhet fjalë për Mirandën në qytetin e Korçës, e cila ka vijuar të luajë me çmimet e zarfeve, nga ku ka shfrytëzuar edhe shansin “2 herë fat”, duke u shpallur fituese e plot 50,000 lekëve, si dhe një tapeti të ofruar si dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
Pas Korçës, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike më tej në qytetin e Pogradecit, ku fituesi i radhës ka siguruar nga Telebingo shumën prej 40,000 lekësh.
Ndërsa Valbona në qytetin e Fierit, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej “Volswagen Up”, ka fituar plot 80,000 lekë. Një tjetër fituese në qytetin e Shkodrës ka vijuar të luajë me surprizat e fshehura në zarfe.
Me përzgjedhjen e bërë, Anila ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 35,000 lekë. E përzgjedhura e fundit e lojës telefonike ka fituar në betejën me çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 70,000 lekësh. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili ka arritur në vlerën e 1,146820 lekëve.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve, në Tiranë dhe në Vlorë, ku secili prej fituesve do të marrë nga Telebingo plot 573,410 lekë.
Gjithashtu, janë shpallur si fitues të 50 lekëve edhe 15285 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 380 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 905 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

