Bashkë me biletën e shorteut të fundjavës, hidhet në treg edhe bileta speciale e shorteut festiv të ndërrimit të viteve. Me biletën speciale do të luhet për superçmime, ndërmjet tyre Bingo Milionere mbi 100 milion lekë (të vjetra), një apartament, 2 makina “Pezho 107”, çmimet e fshehura në zarfe do të nisin nga 20 mijë lekë, si dhe shumë surpriza të tjera që do të zbulohen në javët e ardhshme. Mjafton blerja e një bilete që kushton vetëm 200 lekë për t’u bërë fitues i superçmimeve të rezervuara për shorteun festiv të ndërrimit të viteve
Loja më popullore e fatit në vend vjen me surprizën e radhës, biletën speciale për shorteun festiv të ndërrimit të viteve, ku do të luhet për superçmime.
Krahas biletës normale për shorteun e fundjavës, duke filluar nga dita e sotme në të gjitha pikat e shitjes së biletave të Telebingos do të jetë në qarkullim edhe bileta festive, me anë të cilës do të luhet për superbingo milionere mbi 100 milion lekë (të vjetra), një apartament, 2 makina “Pezho 107”, teksa shumat e fshehura në zarfe do të fillojnë nga 20 mijë lekë. Mjafton blerja e një bilete speciale që kushton vetëm 20 lekë për t’u bërë fitues i këtyre surprizave që do të ofrohen në shorteun special të datës 1 janar 2015.
Pas lajmërimit të kësaj surprize, Telebingo i është rikthyer shorteut duke zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të përzgjedhur në shumë qytete të vendit. Sikundër është bërë traditë tashmë, loja telefonike ka gëzuar me dhurata dhe çmime të mëdha dhjetëra familje, të cilat janë treguar të vëmendshme në dhënien e përgjigjes korrekte që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpitë e tyre. Qyteti bregdetar i Durrësit ka mirëpritur dhe telefonatën e parë fituese të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave.
Fati i ka buzëqeshur më së miri Agimit, i cili ka arritur të fitojë jo pak, por plot 90,000 lekë, shumë kjo që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës. Me po kaq fat ka qëlluar edhe fituesi i radhës. Shyqyri Hidri në kryeqytet ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e Telebingos, me dëshirën për të goditur në shenjë një nga çmimet më të preferuara makinën “Pezho 107”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, Hidri i është gëzuar plot 70,000 lekëve, si dhe 2 orëve “suoç” të ofruara nga mbështetësit financiar të programit.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës është ndalur sërish në kryeqytet, ku Fluturim Aliaj i është bashkuar surprizave të lojës telefonike, duke u shpallur fitues i 40,000 lekëve. Një tjetër familje nga Elbasani i është bashkuar lojës telefonike ku dhe ka fituar 40,000 lekë.
Enea në Durrës, ishte edhe fituesi i fundit i përzgjedhur në lojën telefonike. Me zarfet e mbajtura në fund të lojës, Enea është shpallur fitues i 50,000 lekëve. Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës 1,543,150 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh është ndarë ndërmjet dy qyteteve, Vlorës dhe Tiranës, ku secili prej fituese siguron 771,575 lekë. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.
Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 18,018 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 331 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 1,395 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

