Tirana kantier në ndertim, Daja premton Europën

Dita

Tirana vijon që prej 4 janarit përgatitjet në Durrës. Një minifazë përgatitore e mirëplanifikuar me plot 19 seanca brenda dy javësh me skuadrën që i duhet të djerësijë për të fituar formën e duhur paradite dhe pasdite.

Dy brazilianët që janë afruar te Tirana, Hugo Almeida dhe Aleks Willian kanë kryer testet mjekësore. Mesfushori me tipare sulmuesi Willian ka marrë konfirmimin ndërsa ndonjë dyshim mbetet për Almeidan që ka kaluar një dëmtim para një viti.

Gjithsesi nënshkrimi me ta është punë e klubit me Dajën që i duhen lojtarë në sulm, ndërsa më pas ka piketuar një përforcim në mesfushë.

Tirana është një kantier në ndërtim, gjithçka në funksion të objektivit final, pjesëmarrjes në kompeticionet europiane, nëse arrihet nëpërmjet kampionatit apo fitimit të Kupës, rruga  ka më pak rëndësi

“Normalisht objeiktivi ynë kryesor është pjesëmarrja në Europë. Mund ta arrijmë kërtë si nëpërmjet sigurimit të një prej tre vendeve të para në kampionat, ose duke fituar dhe Kupën. Mendoj se është një objektiv plotësisht i arritshëm me këtë grup që kemi në dispozicion dhe jo më me përforcimet që do i bëhen skuadrës”,  thotë Daja..

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *