Pas barazimit 1-1 me “Laçin” në “Selman Stërmasi”, “Tirana” ka ankesa ndaj gjyqtarit të takimit, Kridens Meta, ndërsa kërkon hetim nga policia për dhunën në fund të ndeshjes
Me anë të një komunikate, Tirana dënon ashpër dhunën e ushtruar, sipas klubi, ndaj lojtarëve të saj në përfundim të ndeshjes me Laçin.
“Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër ngjarjet e ndodhura dje ne stadiumin “Selman Stermasi”. Lojtaret e Tiranes u provokuan dhe u dhunuan. Klubi i ka vene ne dispozicion te Policisë se Tiranës pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur ne përfundim te ndeshjes Tirana – Laçi dhe pret zbardhjen e ngjarjes si dhe pasojat ligjore”, thuhet në komunikatë
“Denoncimet publike në këtë vend, thuajse gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët për të mos sjellë ndryshim. Për këtë dhe të tjera arsye, zgjedhim të mos flasim gjatë por të veprojmë”, lexohet në komunikatën e “Tiranës”.
“Dy javë më parë, gjyqtari Olsi Sokoli, vodhi turpshëm skuadrën në fushë ndaj Kastriotit dhe klubi ka hapur një çështje në FIFA, në sektorin e Luftës kundër Racizmit, në mungesë të një përgjigje nga Federata Shqiptare e Futbollit”, thuhet në komunikatën e klubit, ndërsa përfundon me denoncimin e ngjarjes së djeshme në polici, duke paralajmëruar edhe dërgimin e tyre në FIFA.
“Dje skuadra u vodh në fushë, në një ndeshje që mund të luhej deri në të gdhirë sipas kryesorit Kridens Meta dhe më pas u provokua dhe u godit turpshëm. Pamjet filmike janë në depozituar në Policinë e Tiranës. Ngjarjet e dy javëve të fundit do të rehatohen gjithashtu në UEFA dhe FIFA”, përfundon komunikata e Tiranës.
v.l/ Dita
