Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve, pasi në të regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve.
Policia rrugore ka llogaritur se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete, ku përfshihen edhe makinat rezidente.
Në kryeqytet vendosen çdo ditë 500-600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Shkelja më e shpeshtë e shoferëve është; ajo e qëndrimit të gabuar, për të cilën gjobiten çdo ditë nga 150 deri në 170 qytetarë, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe alkooli.
Të dhënat zyrtare për vitin e kaluar tregojnë se 103 mijë qytetarë u gjobitën për parkim të gabuar, duke dërguar në arkat e shtetit një shumë prej 117 milionë lekë. Në vend të dytë për shkelje janë shoferët që përdorin telefonin gjatë drejtimit të mjetit. Për këtë shkelje janë gjobitur 70.236 qytetarë, që i kanë dhënë shtetit 75 milionë lekë dhe në vend të tretë janë shoferët që parakalojnë në mënyrë të gabuar. Këto të fundit rezultojnë të jenë 217 shoferë, të cilët kanë nxjerrë nga xhepat e tyre në total më shumë se 83 milionë lekë.
Nuk ngelen pas edhe shkelja e mbishpejtësisë dhe mosrespektimi i semaforit. Në disa raste, qytetarët gjobiten edhe me pa të drejtë dhe ka nga ata që e çojnë çështjen në gjykatë.
“Ata justifikohen në gjykatë, disa thonë nuk e kam kryer shkeljen, disa më ka inat policia, por ajo që vë re unë është se nuk ka më padi sa në 2014-n, ka më pak. Ka nga ata që vijnë në gjykatë dhe thonë më kthe patentën se humbas vendin e punës”, tregon juristja e Policisë së Tiranës, Entela Selmanaj për Top Channel.
Megjithatë, masa administrative më e prekshmja është ajo e arrestimit të shoferëve që mbajnë timonin në gjendje të dehur. Vitin e kaluar u arrestuan 1003 shoferë të dehur, të cilët kanë rrezikuar përveç patentës, edhe lirinë.
s.a/dita

Turp te keni qe vendosni tituj te tille.fajtoret do te ndeshkohen se behen rrezik per shumicen e qytetareve.kujt nuk i pelqen gjoba e vendosur ne tirane te vij ketu ne kanada ta shikoj temen ne valle qe te vene nje gjobe qe mos ta shlyesh dot gjithe jeten.prandaj te vihen gjoba sa me te larta qe te mos guxojne ti shkelin rregullat.le ta provoje njeri te kepuse nje lule ketu pa ta shikoje vallen se i vene apo nuk i vene njemije dollar e mos me shume..shtypi shqiptar me keq se kazan sikunder ka thene kryeministri.
Pedro @……Te paska pare Kanadaja .Neper bote banojne shume shqiptar dhe mos te flasi butha para mendjes .Gjobat ne shqiperi ,jane me te lartat ne bote .Por me e cuditeshmja eshte marja e patentes ,e kjo eshte vetem ,per vendasit ,kurse per refugjatet ,ka vetem gjobe ,dhe marja e patentes nuk ekziston .A eshte e drejte kjo?. Dhe kjo si rjedhoje shpjegohet , se shqiptaret qe jane me pasaporte te huaj, direkt marin ne telefon ambsaden ne Tirane te shtetit te tyre ,prandaj sumkapucat e dine mire kete mesele ,dhe sduan te deskrititohen .Kurse marja e patentave ,per vendalite me pashaporte shqiptare ,te con ne korrupsion ,dhe afatet i kane lene te ndryshme ?. I di magja .Tirana more Petro eshte betonizuar ,ku eshte shume veshtire ose pamundesi per te gjetur parkim ,e jo si ti ne Kanada.??!!Dhe nje gje interesante mesoje nga une .Politikaneve shqiptare te te gjitha ngjyrave i vjen karburanti akullore i paster nga AUSTRIA furnizohen me tollon ,ku kane pikat e tyre ,dhe nuk ka as edhe nje njeri shanc qofte me flori ,a me dollare e me Euro te furnizohet ??!!,kurse popullit kokpalare dele i japin nafte e benzine te pa perpunuar dhe cmimi eshte katastrofal , me i shtrenjti ne rajon .Dhe nuk behet fjale per mjedisin ,nuk can njeri koken per prishjen e ajrit ,dhe me kopetence ta them ,qe Tirana ka ajer shume te piset ,kanceroz..Nga nje here them , se mire ja bejne deleve qorre qe shkojne e i votojne ,nga ana tjeter jane gjynah ,dhe mos na e lavdero Ramen ketu ne komentin tend .Ta argumentoj ::,Pse nuk e ngre njeri kete ne parlament dhe nga ana tjeter “zihen ne foltore te parlamentit ” te dhjere” shqiptar , ku rrethohen me bodigarde gjoja ” te gardes si kundershtare ????!!! ??.Pse nuk e thone Balla ose Brace ne prlament ,apo jane kllohun te cirkut te teatrit te majmune ??Ma shpjego te lutem o Pedro tifozi i Rames . Me me mend ne koke ore Pedro.dhe me me objektiv . Do te te jap nje porosi per te ndihmuar .Hajde sa me shpesh ne shqiperi ,qe te kthehesh me qejf mbrapsht ne Kanada dhe te garantoj , do te iki dhimbja e mallit , qe ke per shqiperine ,,do qetesohesh .Dhe nga ana tjeter ,po te rish kohe te gjate pa ardhur ne shqiperi ,do te duket se edhe shqiperia eshte tamam si Kanadaja e jote ??!! Mos e haro Pedro.! ,Po nuk me kuptove je vet fajtor .
Zbatimi i ligjit eshte shume larg asaj qe duhet te jete. Puna e policise mund te matet vetem pjeserisht me numrin e gjobave qe ve. Ne fakt trafiku ne Tirane eshte ne nje kaos te vertete dhe policia nuk e zbaton ligjin sic duhet. Kur oficere te larte te policise justifikojne me shkrim thyerjen e rregullave te qarkullimit nga organet qeveritare nuk ke se cfare te thuash apo besh me tej.
Tirana kryeqyteti më i Çmëndur i Çyrykstanit!!!!
Po kjo IDIOTJA thote ka rene nr i padive po jane rritur tarifat e gjykates dhe stresi dhe humbja e diteve te punes pas gjykates ka sjelle renien e padive ,te shihnit te funksiononte gjykate si ne Greqi ku te hapesh gjyq ndaj kunravajtjeve rrugore ka tarife 5 euro ndersa ne Shqiperi 4000 leke te reja ku ne Greqi paraqitesh vetem nje ore ne gjykate edhe kjo e njoftuar paraprakisht do shikoje qe gjobat dhe arbitrariteti i Policise Rrugore do kishte marre ndeshkimin e merituar se si ka mundesi qe ne Tirane aty ku duhet polici mungon dhe ne nje vend ku ti parkon per 2 minuta ku nuk pengon levizjen polici te shfaqet tak fak me bllok ne dore duket se orientim i Policise Rrugore eshte thjesht mbushja e arkes se shtetit duke vjedhur qytetarin ne cdo menyre te mundshme