Tirana-Kukësi nuk do të luhet në “Qemal Stafa”

redaktor

“Qemal Stafa” ende nuk është gati për të pritur një ndeshje të kampionatit. Ndërkombëtari i kryeqytetit mbyll sërish dyert teksa Partizani në mesjavë dhe Tirana në fundjavë duhet të shtegtojnë për të vijuar rregullisht sezonin.

Të kuqtë do të luajnë të mërkurën në Fushë-Krujë me Flamurtarin sfidën e javës së 25, për shkak se tapeti i “Qemal Stafës” nuk është ende gati për të pritur një ndeshje futbolli. Madje ky impiant pritet të mos i hapë dyert as për sfidën e javës së 26 ndërmjet Tiranës dhe Kukësit, pasi mendohet që ende fusha nuk është gati.

Sfida që parashikohet për tu luajtur më datë 7 shkurt është vetëm 5 ditë larg derbit të shtyre Tirana-Partizani, por dyshimet janë që edhe sfida e 12 marsit të rrezikojë zhvillimin sipas programit.

Përgjigja përfundimtare do të vijë nga ekspertët grekë të cilët do të mbërrijnë në Tiranë në fillim të javës së ardhshme për të parë kushtet e tapetit të gjelbër. Edhe pse drejtuesit e stadiumit “Qemal Stafa” nuk japin ende një përgjigje përfundimtare përsa i përket faktit nëse derbi do të luhet apo jo më 12 mars, është e sigurt që ky impiant do të mbyllë dyert për sfidën Tirana-Kukësi e parashikuar për t’u luajtur të dielën e 8 marsit.

Derbi edhe një herë vihet në dyshim përsa i përket gatishmërisë së stadiumit, me pikëpyetjet që ekzistojnë përsa i përket gjendjes së fushës, që përgjigjet do t’i marrë javën e ardhshme nga ekspertët grekë të cilët kanë marrë përsipër montimin e tapetit të gjelbër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *