Tirana kundër tabuve në derbin e fundjavës

redaktor

Laçi konfirmohet si macja e zezë e Tiranës këtë sezon, nga fakti që i ka marrë bardhebluve 7 pikë në tre ndeshjet e luajtura, por mbi të gjitha edhe nga fakti se 5 nga 15 golat e pësuar nga 24 herë kampionat i kanë shënuar pikërisht kurbinasit. Por sikur të mos mjaftojnë këto shifra, bardhezinjtë e Cungut lënë pas pasoja tek kryeqytetasit që në javën pasardhëse duhet të përballen në derbi me Partizanin. Këtë sezon formacioni i Maganit nuk ka bërë mirë jo vetëm ndaj Laçit, por edhe në derbi, që vjen menjëherë më pas.

Kështu në dy ndeshjet derbi të luajtura këtë sezon Tirana ka marrë një pikë në barazimin pa gola në fazën e parë dhe një humbje turpëruese në fazën e dytë, pasi bardheblutë nuk treguan asgjë nga vlerat e tyre. Dhe tashmë vigjilja e derbit numër 3 të sezonit vjen si një “deja vu”, pasi Tirana është shpërfytyruar ndaj Laçit, ashtu si në fazën e parë ku u mundën 2-0 por edhe në fazën e dytë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në “Qemal Stafa”. Në këtë mënyrë më shumë se një përgatitje teknike e derbit, Maganit i del për detyrë të përgatisë në aspektin psikologjik skuadrën, sidomos ata futbollistë që janë supersticiozë dhe duhet të thyejnë tabutë e këtij sezoni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *