Tirana më e pastër në 2019-n, aksion pastrimi në gjithë njësitë administrative

Ornela

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut nuk i kanë penguar punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërim pastrimit(DPN1) të Bashkisë së Tiranës që të ndërmarrin një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë kryeqytetin.

Të ndarë në grupe pune, punonjësit së bashku me mjetet e tyre të pastrimit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme jo vetëm për heqjen mbeturinave, por edhe të inerteve. Një vëmendje e posaçme është treguar edhe për gjelbërimin, ku është bërë krasitja e bimësisë.

Aksioni nisi fillimisht nga njësia Nr. 1 në blloqet e pallateve në rrugët  “Bajo Topulli”, “Dali Ndreu”, “Kont Leopold Bertold, “Ali Demi”, “Mirash Ivanaj”, ndërsa po vijon edhe në njësitë e tjera administrative.

o.j/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *