Tirana mposht Skënderbeun në Kupë, siguron Europa League

Elton Tafaruci

Edhe përse vitin e ardhshëm do të shijojë shijen e keqe e të luajturit në një kategori inferiore, Tirana ka mundur që të sigurojë Europln duke mposhtur në finale Skënderbeun, me rezultatin 3-1 pas 120 minutave lojë.

Fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në avantazh nga bardheblutë që shënuan të parët në Elbasan Arena me sulmuesin Ede’ që u tregua i zoti në një zbritje nga e djathta e repartit ofensiv.

7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Radas barazoi shifrat për “ujqrit e dëborës”, duke e çuar kështu ndeshjen në shtesë.

Shtesë, e cila ka folur vetëm për bardheblutë që shënuan edhe dy gola, në të 104’ shënoi afrikani Nkounkou, ndërsa në të 114’ Merville çoi shifrat në 3-1.

Bardheblutë kanë festuar fitoren e Kupës së Shqipërisë pa mbështetjen e tifozëve, pasi edhe ata pak që ndodheshin në stadium pas shënimit të golit të parë janë larguar në shenjë proteste ndaj presidencës.

Share This Article
1 Comment
  • Thjeshte arkivon nje tjeter kupe, por ajo qe pesoi nga renia prej superiores, eshte pak ta quash tragjedi! Kupa eshte teresisht e eklipsuar nga gjema qe e gjeti! Turp e faqe e zeze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *