Tirana, Muça: Çështja “Teqja” na krijon probleme

redaktor

Tirana është gati për debutimin sezonal përballë tifozëve të saj. Por për ndeshjen e parë në shtëpi, situata mbetet kaotike përsa i takon dënimit të mesfushorit Olsi Teqja.

27-vjeçari ende nuk e ka zgjidhur problemin e dy vjetëve më parë, përsa i takon detyrimeve financiare ndaj klubit të Bylisit. Nga këtu erdhi vendimi i Disiplinorit pranë FSHF-së, që e detyron futbollistin të mbetet jashtë aktivitetit, deri në zgjidhjen e çështjes. Një situatë që rrezikon ti prishë planet trajnerit Shkëlqim Muça, që nuk i fsheh pakënaqësitë.

“Nuk është normale që jemi njoftuar vetëm pak ditë më parë rreth këtij problemi. Për më tepër që bëhet fjalë për një çështje të përpara dy vjetëve dhe gjatë sezonit të kaluar Teqja u aktivizua rregullisht. Është një situatë që na krijon probleme, sepse e kishim projektuar më parë formacionin. Nuk arrij ta kuptoj këtë që ndodhi, por jemi në Shqipëri.”

Në bisedën e gjatë të zhvilluar në stërvitjen e fundit, drejtuesi i stolit zhvilloi një bisedë të gjatë me Olsi Teqjan, ndërsa vazhdon ta cilësojë si titullarë për ndeshjen me Bylisin.

“Ndaj Bylisit është ndeshja e parë në shtëpi dhe për këtë arsye duam të bëjmë paraqitje të mirë. Periudha e pushimit na ndihmoi, edhe sepse me prurjet e reja ekipi kishte nevojë për kolaudim.”

Në dy javët e para të Kategorisë Superiore, Tirana grumbulloi 4 pikë, pas fitores me Tërbunin dhe barazimin me Laçin. Sfida përballë Bylisit luhet të shtunën në orën 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *