Tirana mund Vllazninë, Muça përmbysi rezultatin në “Qemal Stafa”

redaktor

Gentian Muça mundi 2-1 Vllazninë në “Qemal Stafa” dhe rikthen Tiranën përkohësisht në vendin e tretë në Superligë.

Mbrojtësi 27-vjeçar me dy golat e tij përmbysi rezultatin dhe prishi planet e shkodranëve, të cilët pas supergolit të Cinarit në pjesën e parë shpresonin të dilnin të fituar ose të paktën me pikë nga kryeqyteti.

Apolonia mundi 2-1 në “Loni Papuciu” Flamurtarin dhe vazhdon të shpresojë se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës. Fierakët kaluan të parët në avantazh me Andi Ribajn, por gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minutam, pasi Bregu barazoi shifrat.

Atëherë kur të gjithë mendonin se kjo sfidë do të përfundonte në barazim, 18 vjeçari, Fili shënoi golin e fitores për Apoloninë, e cila tashmë e sheh veten në kuotën e 19 pikëve.

Megjithëse me vështirësi e ka mbyllur këtë fundjavë edhe Teuta, e cila mposhti 1-0 Elbasanin, falë golit të Hysenit në pjesën e dytë.

Java e 30 e Superligës do të mbyllet të hënën me ndeshjet Kukësi-Laci dhe Skënderbeu-Partizani.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *