Tirana mundet nga Laçi, Flamurtari fundos Elbasanin

Dita

Ekipi i  Tiranës ka provuar për herë të parë në këtë sezon shijen e humbjes. Me një lojë të dobët, Tirana është thyer përballë ekipit të Laçit, duke u mundur 2-0.

Goli i parë i takimit u shënua në minutrën e 30-të, ku Cetkoviç, pas një kombinimi me Xhejms ka futur topin në rrjetë. Edhe pjesa e dytë ishte një kopje e pjesës së parë, ku lojtarët e Laçit sërish u treguan më të saktë dhe në pasime.

Gjithçka do të mbyllej në minutën e 75-të. Gabimi i porterit të Tiranës Stivi Frashëri, i dha mundësi lojtarit të Laçit, Nimani që të trondisë portën e ekipit kryeqytetas.

Ndërsa Flamurtari ka fituar në ndeshjen e luajtur brenda në Vlorë. Ekipi i Elbasanit nuk po arrin që të gjejë ende rrugën drejt fitores duke u mundur 2-0.

Gjergji Muzaka dhe gjeorgjiani, Gelashvili i dhanë fitoren djemve të detit. Tirana e sheh veten me pikë të barabarta me rivalët direkt si, Flamurtari, Skënderbeu dhe Partizani me nga 10 pikë në renditje. /E.K

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *