Në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, busti i një prej figurave më të shquara të saj, Heroii PopullitSelam Musai (Salaria), u vendos pranë rrethrrotullimit te Komuna e Parisit. Zbulimi i bustotit të heroit u bë në njëceremoni të posaçme, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarii Bashkisësë Tiranës, Erion Veliaj, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, e mjaft personalitete të tjera.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. “Të presim Selam Musanë në Tiranë pas 100 vitesh është mënyra më e mirë për të kujtuar edhe 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Kemi shumë nevojë të flasim për modernizimin, për integrimin, sesi do të ecim përpara, por një popull që nuk e di nga ka ardhur, nuk di as ku do tëshkojë. Teksa sot përballemi me situata si pandemia apo rindërtimi i shtëpive pas tërmetit, lipset tëkujtojmë se kemi mbërritur këtu falë betejave të vazhdueshme”, deklaroi ai.

Veliaj shtoi se vepra e Selam Musait, ndonëse në moshë të madhe, tregoi se asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer kombit. “Asnjëherë nuk është vonë për t’i shërbyer vendit tënd. Selam Musai, në moshën 63-vjeçare, tregoi se kurrë nuk është vonë për të kontribuuar, edhe në qofsh burrë në moshë. Kemi mjaftueshëm shembuj se pavarësisht moshës, askush nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer Tiranës, Shqipërisë dhe Atdheut tonë, kurdo kur jemi thirrur të shërbejmë”, u shpreh ai.
Veliaj nënvizoi se Tirana do të vijojë nderimin e figurave historike, që kanë lënë gjurmë në ndërtimin e shtetit shqiptar. Pas bustit të Selam Musait, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me një tjetër projekt, atë të bustit dhe të përmendores së Ismail Qemalit.
Deputeti i PS, Pandeli Majko falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe kryeparlamentarin Ruçi për angazhimin dhe nderin që i bëjnëNjësisë5, ku jeton një komunitet i rëndësishëm nga Vlora.“Jemi shumë të nderuar që kjo figurë e Labërisë, simbol i rezistencës sëpopullit shqiptar, do të jetë nëNjësinë 5. Ai i tregoi botës dhe opinionit ndërkombëtar se shqiptarët dinë të luftojnë”, tha Majko.
Selam Musai vjen nga një familje me tradita patriotike dhe ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj.
o.j/dita

Po Fan Nolin kur do e nderoje Tirana ashtu sic e meriton, se deri tani e keni lene per horr, sic e deshirojne toptane-zogistet.
Vlora , harrove te shtosh edhe … Janullaqistet , qe kane alergji vetem kur degjojne emrin e te madhit shen Noli !
Mire e kane bere per bujarin e Salarise,bajraktarin me 1 mije dhen e dhi.Ne stanin e tija pritej miqesia me mish e raki.
Dielli maleve kur bie
Ne male te Salarie
Selam Musai kur vije
Kali kuq e guna cile.
Nuk e bene pabuksat si Hito Cako dhe sheqerxhijt si Rrahman Parllaku,Luften e Vlores.
Keta bene luften e skuthave,vrasjet prapa kraheve.
Ne Babic permbi Hapsane
Selam Musai,o lule!
Zure gjashte istikame.
Kush e njeh Selam Musane?
Burre i shkurte leshrabardhe
E qan e motra ne shkalle.
O Selam,qe s`le nje djale.
Pas 44 do ta kishin denuar si ballist,do ta kishin shpallur kulak si pronar i pasur.
nuk duhet mohurar lufta trimave
Atdhetareve Shqiptare qe bene histori kudo ata luftuan.
Por duhen then edhe ca fakte ,te ardhura deri ne ditet tona ,nga Vlonjatet .
Eshte e vertet se e qane sipas zakonit ku i kedoheshin fjalet e motres gruas e te afermve bashkluftetareve
dhe tregojne edhe kte pjes pikante gjate qarjes tradicioale ,
kur motra i thot : si na ike a i vrare pa len njo Djale pas,
qe tregon lidhjen e forte te shqiptarit me trahegimtarin e
Oxhakut – pra Shtepise Fisit .
qarja beehej natyrishte sipas tradites qe i ngjante edhe asaj te Pirjes se Dollive e Juge me radhe .
Kur i erdhi radha Jahos bashkluftetarit besnik te
Selamit duke qar ju drejtua me lot nder Sy ,nderkohe
qe Selami nuk dukej i vdekur plotesishte por thone ishte
ne Agoni dhe fjalet e Jaho Himarjotit e bejne te flase Selamin kur Jaho i thot;
Si na ike o Selam ,si na le vetem ,
si e kape Topin na Grika a derbardhe ,
ne i hodhe Italianet te Dete at’q ;
ate cast ,Selami leviz doren e djathte ter gjak ,
dhe thot ; “Jesh i dehur a derbardhe” Jaho vllaj
mbroni Shqiperine Vloren se kemi shume armiqe na
dhe mbylli syt pergjithmon .
—
Sidoqofte rrespekt per ngritjen e ktij Busti ne Tirane .
Nje Hero, qe meritonte te nderohej. Shume mire qe e kane bere kete memorial. Gjithe popujt serioze i nderohne heronjte e vete e ua lene brezave. Lufta e Vlores eshte nje moment heroik i historise sone.
Kenget kushtuar asaj- shume te bukura. Selam Mussi thone ishte nga nje damilje shume e nderuar ne gjithe Krahinen.
Ta dinte Selami qe mbas 100 viteve do ishin kryetar bashkie Lali Eri ne Tirane dhe Lali Leli ne Vlore, do qe dorezuar te italianet.
Nuk e di, a ka Selam Musa Salaria bust ne Vlore? Se mendoj, qe nuk mund te mblidhen te gjithe heronjte e Shqiperise ne kryeqytet! Behet dicka qesharake!
Ky nuk eshte bust o analfabete funksionale , por eshte shtatore . Na kini merzitur deri ne neveri me injorancen e gazetareve , pa folur per normat e drejtshkrimit .
A do vije ndonje here ajo dite , qe t`iu kerkoni llogari gazetareve tuaj per keto skandale e per shruarjen detyrimisht te gjuhes letrare shqip ?!
Nuk lene radhe Zogolljanet , Esadistet , kuislinget , diversantet , Azem Hajdaret dhe Ibrahi Rugovet me te tjere per te nderuar atdhetare te nivelit te Selam Musajt !
Kerma e Vucidolit.
Selam Musai,Qazim Koculi,Osman Haxhiu,Qazim Kokoshi,Ahmet Lepenica,,Hysni Lepenica jane tanet.
Ata qe bene luften e Vlores dhe Luften e Gjormit,jane tanet.
Tuajet jane Miladin Popovic,Dushan Mugosha,Enver Hoxha,Memet Shehu,Hysni Kapo,Hito Cako,Kadri Hasbiu,,skuthat qe sulmuan naten Gjormin dhe Dukatin.
o Xhevdet a na thuaj cila eshte heroizma e luftetarit te Vlores qe mbeti telave te taljaneve kur kthehej nga dasma ate nate…?????
Selam Salaria luftoi edhe kunder andarteve greke, te cilet vrane e prene jugun e Shqiperise se cunguar.
Por per kete nuk flitet, sepse na merzitet Dule biondi e Janulla, si dhe politkanet e 30 viteve te fundit
Demo , kur na ke thene ndonje gje me mend , qe te na thuash sot ? !
Ky eshte deshmore dhe kjo nuk diskutohet? Por trima e drejtues te luftes heroike te Vlores heroike me 1920, ka me dhjetra, trima dhe te zgjuar, Selami ishte i fundit ne radhe! Me qenese ishte fshatari i Gramoz Ndryshkut, duhet ti benin dhe nje bust ne Tirane.Selami u hodh mbi top se ishte dendur me raki kocimare, i fliste rakia dhe jo trimeria.Pyesni tte gjithe vlonjatet se ju tregojne.Shikoni Sefi Vllamasi cfare shkruan e mos degjoni Gramozin dhe djalin e Axhamedinit.
Mire bet per bustin e Selamit. Po sikur jane shtuar aq sa mund te perplasesh me ta. De ne cdo kryqezim e rrethrrotullim ka nga nje bust.
Selam Musai u be hero mbas fitores se Komunizmit ne Shqiperi !
Donte Partia nje Hero nga Fshataresia dhe e beri .
Heronjte e vertet te Luftes se Vlores u vrane ,u burgosen dhe u shpallen tradhtare !
Keto jane folklorizma qe nga Shqiperia nuk kane ndermend te shkulen .
Eshte njelloj me deshmoret e Luftes qe i nxorren 28 mije ,ndersa harrojne qe deri ne Shtator te 1944 ,forcat partizane nuk arrin 15 mije veta .!
Keto jane cudira shqiptare bajate !!
Pse nuk i behet shtatore Sali Vranishtit ( hajdut bagetish) por te pakten komandonte qindra burra dhe i behet shtatore Selam Musait ,nje fshatar dhe ushtar i thjeshte ??
OYlli me mendje pylli. Selam Musain hero e beri akti i tij dhe jo komunizmi. Ashtu si Mic Sokoli e Vojo Kushi, edhe Selam Musai nuk u futen ne Histori se kishte simpati per ta regjimi komunist, por sepse i futi populli ne kenge. A e di ti Yll pa cepa se Selamit nuk ju gjet trupi?! Pra te vesh gjoksin perballe topave e mortajave te armikut do te thote se je Hero e kaluar Heroit. Ke merak per Sali Vranishtin. Ai bashke me gjithe heronjte e tjere te Luftes se Vlores e ka bustin qysh ne 1975. Por sipas teorise tende ky paska qene ne rinine e tij kusar, por u be komandant i zoti, e di ti more legen, se ai ishte njeriu me i varfer ne Vranisht dhe pas Luftes ku u plagos rende, nuk kishte mundesi te mjekonte plaget dhe mbylli syte 45 vjec?! Selam Musai e Sali Vranishti me shoke munumentin me te madh jua ja ngritur pooulli kur i ka futur ne kenge, kurse legenave si puna jote, kur te vini te te shumtet do ju bejne shurren te koka.