Fotot më të mira të javës / Kotele, murgj, flakë dhe gjak i rremë. Ky është dhe titulli orgjinal i prestigjozes britanike. Editorët e fotografisë së “The Guardian” përzgjedhin shkrepjet më të mira dokumentuese nga e gjithë bota.
Falkirk, Skoci
Njerëzit shijojnë diellin në Kelpies. Fotograf: Owen Humphreys/PA
Vatikan
Priftërinjtë qëndrojnë ballë poshtë në dysheme gjatë një ceremonie koordinimi të kryesuar nga Papa Françesku në bazilikën e Shën Pjetrit. Fotograf: Giuseppe Lami/EPA
Paris, Francë
Anëtarët e grupimit “Rebelimi i Zhdukjes” u mblodhën pas derdhjes së gjakut të rremë në hapat e sheshit Trocadero gjatë një demonstrate për rënien e biodiversitetit. Fotograf: François Guillot/AFP/Getty Images
Bridlington, Britani e Madhe
Varkat cobles, të restauruara, rikthehen në lundrim. Coble është një varkë tradicionale peshkimi, e njohur nga bregu veri-lindor. Për shkak të entuziazmit dhe përkushtimit të pronarëve, një numër i këtyre varkave janë restauruar tërësisht. Fotograf: Danny Lawson/PA
Nampho, North Korea
Fermerët transplantojnë farat e orizit në një fushë në Chongsan-ri, qarku i Kangso. Fotograf: Cha Song Ho/AP
Dundee, Skoci
Kotelet burmese janë fotografuar në Klubin e Maceve në Nor ‘East të Skocisë në kampionatin e organizuar nga Shoqata e Maceve Siameze të Skocisë, mbajtur në Hall Caird. Fotograf: Andrew Milligan/PA
Tam Chuc, Vietnam
Murgjit budistë ndjekin festimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara të Vesak 2019 në krahinën veriore të Ha Nam. Festimi i Vesak 2019 zgjat nga 12-14 maj, ku marrin pjesë më shumë se 1,600 delegatë nga mbi 110 vende. Fotograf: STR/EPA
Tiranë, Shqipëri
Policët përpiqen të shmangin flakët nga një bombë molotov gjatë një proteste anti-qeveritare. Fotograf: Gent Shkullaku/AFP/Getty Images
Bali, Indonezi
Courtney Conlogue e SHBA rrëshqet në valë para fillimit të turneut World Surf League për femra, ngjarje që mbahet në Keramas në Gianyar. Fotograf: Sonny Tumbelaka/AFP/Getty Images
Puri, India
Një pamje e përgjithshme pas kalimit të ciklonit Fani. Të paktën 42 njerëz humbën jetën në shtetin e Odishit në Indi dhe në Bangladeshin fqinjë, pasi cikloni u fut në rajon më 3 maj, duke sjellë erërat që e kalonin shpejtësinë e 200km/h. Fotograf: Asit Kumar/AFP/Getty Images
Aix-en-Provence, France
Atletët dalin nga seksionet e notit të Ironman 70.3 Pays d’Aix. Fotograf: Nigel Roddis/Getty Images for Ironman
Yogyakarta, Indonesia
Një grua përgatit ushqim për myslimanët që thyejnë agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në xhaminë Jogokariyan. Fotograf: AFP Contributor/AFP/Getty Images

Stevenage, Britani e Madhe
Qentë shih tzu në Festivalin e Qenve Dogfest, i cili u zhvillua në fundjavë në Knebworth House. Fotograf: Keith Mayhew/SOPA Images/Rex Shutterstock
Kerala, Indi
Turmat në festivalin Thrissur Pooram. Fotograf: Paolo Gislimberti/Alamy Stock Photo
Pelun, Kili
Italiani i garave rally Lorenzo Bertelli drejton mjetin e tij M-Sport Ford WRT me bashkë-drejtuesin, Simone Scattolin, gjatë Kampionatit Botëror të Rally. Fotograf: Martin Bernetti/AFP/Getty Images
Havana, Kubë
Aktivistët e të drejtave të LGBT morën pjesë në protestën vjetore kundër homofobisë dhe transfobisë. Fotograf: Reuters
Santiago, Chile
Studentët e Teatrit të Kilit performojnë me një ndërhyrje artistike në Plaza Baquedano gjatë Ditës Kombëtare të Teatrit. Fotograf: Alberto Valdés/EPA
Seville, Spanjë
Fishekzjarrët mbi katedrale shënojnë fundin e Feria de Abril, panairit të pranverës në këtë qytet. Fotograf: Raul Caro/EPA
Përgatiti: L. Veizi/ DITA

E paskan shkri fare. Të gjithë të lumtur, ke ne kaos. Esht guardian që u lidh me snoden, shërbëtorin e putin. Çdo gjë e ka dhe një shpjegim
Foto me e bukur do te ishte ajo e cubit dollapi qe vrapon se i mbushi breket nga frika
Cila Tirane? Ne flake jane bandat e Saliut.
Per foton e Tiranes, vleresimin Armand Shkullaku duhet ta ndaje me Bashen dhe Berishen se pa ato, ai nuk do te mund te ndriste nje foto te tille ashtu sic beri ne 1997 e ne shtator te 1998s.
Po kush i hodhi ne drejtim te policise ?
Rane nga qielli ?
Ai , Avokati i Popullit , nuk thote asnje fjale per bombat molotov qe u hodhen. Merren me z.Dollapi, qe iku me vrap, kushedi se per cfare, dhe u rrezua, duke vrare kemben e shpatullen. Ishte nje veprim prej kamikazi, ai i nje 60 vjecari, te semure me zemer.. Z.Dollapi eshte demokrat i oreve te para, por veprimi i tij ishte per te personalizuar vehten. Sherim te shpejte te tij.