Tirana nesër pa drita, ja orari dhe zonat që preken

Ornela

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se të shtunën në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE-së, për shkak të punimeve në linjën 110 kV L 110-46 Selitë –Tirana 2 400 kV, në orët e para të mëngjesit të datës 19 janar, nuk do të ketë furnizim me energji nga ora 04:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Sipas këtij njoftimi, zonat të cilat do të mbeten pa drita në kryeqytet janë:

Rruga “Ilia Dilo Sheperi”,

Rruga “Gjovalin Gjadri”,

Rruga “Hamdi Pepa”,

Rruga “Bedri Karapici”,

Rruga “3 Dëshmorët” (pjesërisht) pranë KMY,

Biznese private brenda territorit të ish- Misto Mames,

Rruga “Tish Daia”,

Bathore,

Lundër,

Vishnje

dhe Arbanë.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *