U inaugurua dje në Tiranë shtatorja e Heroit të Popullit, Dedë Gjo Luli në krah të Muzeut Historik Kombëtar.
Vendosja e shtatores vjen në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit.
Në ceremoninë e përgatitur nga Bashkia e Tiranës morën pjesë personalitete të shumta të cilët vlerësuan figurën e Dedë Gjon Lulit. Kreu i Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi vlerësoi figurën e Heroit të Popullit.
“Përmendorja e Dedë Gjo Lulit është pikërisht simboli i përpjekjeve të plota dhe të pareshtura që heronjtë e Shqipërisë nga veriu në jug bënë për të ruajtur dhe mbrojtur territoret shqiptare. Më vjen mirë që vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për vendosjen e përmendores u miratua nga të gjithë bashkë”, tha ai. Më tej, Dalipi theksoi se Tirana nuk i harron heronjtë.
“Dita e sotme është pjesë e nismës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me moton “Tirana nuk i harron heronjtë”. Ky është mesazhi më i fortë i kësaj dite. Heronjtë janë simboli i bashkimit dhe dëshirës për të ruajtur vlerat më të mira të kombit tonë,” theksoi kreu i Këshillit të Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Dalipi.
Më 24 shtator 2015 u mbushën 100-vjet nga vrasja e Dedë Gjo Luli i cili ishte prijësi i kryengritjes së malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila rezultoi me ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, që prej kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Vendosja e shtatores së heroit të popullit u mundësua falë donacioneve të shoqatave të atdhetarëve në SHBA. Po dje, kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë vendosi kurorë me lule në monumentin e Adem Jasharit.

Ded Gjon Luli, eshte simboli i vertete i pavaresise nga kolera turke…Ai me pushke ne dore ngriti flamurin e GJERGJIT te MADH ne Deçiç me 6 Prill 1911…Te deleguarit e Portes se Nalte, jo vetem qe nuk e ftuam kete Hero dhe shume te tjere qe luftuan kunder turkut, por me ligesi sfumuan daten e madhe 28 Nentorin e 1443….Gezuar gjithe shqiptareve 572 vjetorin e ngritjes ne Kruje te flamurit kombetar…