Tirana: Nuk mbështesim Ushtrinë

redaktor

Grushti i shtetit kësaj here i ushtrisë duket se ka sukses dhe nuk është si herët e mëparshme. Ushtria ka njoftuar se ka marre pushtetin dhe ka nën kontroll Aeroportin e Ataturkut dhe televizionin publik.

Avionët dhe helikopterët e ushtrisë fluturojnë mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se janë arrestuar të gjithë anëtarët e qeverisë.

Aeroporti i Ataturkut është shumë i frekuentuar nga shqiptarët, të cilët jo vetëm shkojnë në Turqi, apo edhe janë transit nga ky vend, por edhe tashmë në kulmin e sezonit të verës janë të shumtë ata që zgjedhin të pushojnë në Turqi. Të gjitha fluturimet atje janë anuluar.

Ka një kaos total ne komunikim. Ambasadori i Shqipërisë dhe Konsulli ynë atje ndodhën në Tiranë për takimin vjetor të ambasadorëve.

Një burim pranë qeverisë shqiptare deklaroi për Top Channel se Shqipëria mbështet qeverinë demokratike të zgjedhur të Turqisë. Ky nuk është qëndrim zyrtar, por vjen nga një burim i nivelit të lartë./TCH

Share This Article
1 Comment
  • Ceshte ky qendrim idjot. Asnje qeveri nuk ka folur ende. Mund te nje jete nje atempt pro demokracise dhe kunder regjimit jodemokratik te Erdogan. Pse nuk pret qeveria shqiptare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *