Tirana pret ‘shpëtim’. Hyrje falas dhe bonuse për fitoret

Elton Tafaruci

Ndaj Luftëtarit këtë të shtunë do të duhen 3 pikët për të evituar gjëmën sportive, rënien nga kategoria për herë të parë që prej krijimit.

Tirana po përballet këtë fund sezoni me një objektiv të pamenduar më parë si mbijetesa, e cila kalon edhe përmes ndeshjes me gjirokastritët që është programuar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Për të motivuar futbollistët në dy javët e fundit të Superiores, drejtuesit, por edhe tifozë të jashtëm po bëjnë gjithçka. Të shtunën në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stermasi” Hyrja me biletë është e vlefshme vetëm për sektorët A/B/C/H, ndërsa hyrja në pjesët e tjera të impiantit të bardhebluve do të jetë falas.

Ndërkohë përveç presidentit Halili, bonuse janë vendosur dhe nga kompani të ndryshme, dhe biznesmenë tifozë të 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Ndaj luftëtarit, Tirana do të ketë mungesa me peshë si kapiteni Karabeci, Olsi Teqja, Marvin Turtulli, të tre për shkak skualifikimi. Është rikuperuar sulmuesi nigerian Ede’, që pritet të jetë në repartin ofensiv nga minuta e parë. Bardheblutë do të synojnë 3 pikët ndaj Luftëtarit, por do të shpresojnë gjithashtu që Laci të mos fitojë në Vlorë.

Tirana në 31 Maj do të luajë dhe finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Skënderbeut në “Elbasan Arena”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *