Prezantohet Alimehmeti, lojtarët: Duam rrogat

redaktor

Te skuadra e Tiranës është prezantuar administratori i ri, Krenar Alimehmeti. Lojtarët që në takimin e parë kanë shprehur shqetësimin për mosmarrjen e pagave prej muajsh.

Lojtarët presin të paguhen dhe tifozët presin rezultatet e dikurshme. Tirana shpreson që diçka të ndryshojë me emërimin e administratorit të ri në krye të klubit sapo u largua Salih Tagani. Për të shpëtuar sezonin duhen gjetur paratë. Përtej skuadrës së parë, Alimehmeti flet edhe si drejtor i akademisë, duke e quajtur pjesë e planit afatmesëm të tij dhe duke falënderuar sponsorë si Lutfi Nuri apo Refik Halili që kanë dhënë afërsisht 100 mijë euro për ndërtimin e saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *