Tirana qyteti i të gjithëve, trotuaret me rampa për invalidët

DITA Online

Me qëllim krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, Bashkia e Tiranës po investon për ndërtimin e rampave ulëse duke u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë aftësi të kufizuara apo nënave të reja me karrocë.

Pas ndërhyrjes në shumë prej akseve pranë qendrës së qytetit, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet duke ndërtuar rampa ulëse për këmbësorët, duke e bërë Tiranën një qytet gjithnjë e më praktik.

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj. Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari.

 

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Tirana qytet i te gjitheve,por amani,po me prish e nderto duke mashtruar e grabitur taksapaguesin.Po ata qe e djallosen me rruget qe ndertuan duke ja mohuar te drejten nje pjsese te popullit per te levizur lirshme.Abuuesit,apo projetuesit dhe firmetare e kesjae grabitje te rradhes me prish e nderto,a do te pergjigjen per keto abuzime,apo si gjithmone taksapaguesit paguajne si dje me pampersen qe ja veshen Sheshit Skenderbej,dhe sot qe me velia-ramavicerit e bete me barre,por nje barre qe njerr dyoksid kaboni c’do minut te dites.Prisni se nuke keni pare gje akoma,o palopolitikane te pangopur ne leke te piset e pushtet brend djallit.Koha juaj tashme po perendon,se nga askushi erdhet,tek askushi do te shkoni,por me nje fund te turpshme e pakthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *