Skuadra bardheblu ka siguruar matematikisht vendin e parë në Kategorinë e Parë, duke nënkuptuar kështu rikthimin e saj në Superiore.
Fitorja 3-2 ndaj Pogradecit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ i ka dhënë mundësinë skuadrës bardheblu që të sigurojë vendin e parë në kategorinë inferiore.
Tirana, që një javë më parë mundi Bylisin në trasfertë, i duhej vetëm 1 pikë për të siguruar këtë kualifikim.
Nën drejtimin e brazilianit Ze Maria, skuadra bardheblu ka luajtur një sezon të shkëlqyer në Kategorinë e Parë, duke u përballur me skuadra si Bylis, Apolonia, Pogradeci, Tomori, etj.
s.a/dita
