Ervin Bulku mbetet pikëpyetja e madhe e Tiranës për derbin me Partizanin. Pasi humbi ndeshjet me Skënderbeun dhe Teutën, kapiteni bardheblu vijon të fazën e rikuperimit nga lëndimi në shpinë. Mesfushori shpreson se do të fitojë garën kundër kohës, për t’u rehabilituar për supersfidën e kryeqytetit.
Stafi i 24-herë kampionëve mban sytë nga infermieria, sepse eksperienca dhe motivimi i 34-vjeçarit është i domosdoshëm për skuadrën.
Ndërkohë, në prag të sfidës së kthimit në Kupën e Shqipërisë me Erzenin, Bulku qëndroi pushim. Kapiteni ndoqi stërvitjen e skuadrës si spektator, ndërsa ka edhe pesë ditë në dispozicion përpara derbit.
Ai që nuk do t’ia dalë dot është mbrojtësi Ronald Gërçaliu. Pas frakturës së pësuar në mollëzën e syrit javën e kaluar kundër Skënderbeut, 29-vjeçari udhëtoi drejt Austrisë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Dëmtim thuajse të ngjashëm, por më pak serioz për mbrojtësin tjetër, Gentian Muça. Katër qepjet nuk do ta pengojnë lojtarin, që ishte rregullisht nën urdhrat e trajnerit Muça. Stërvitjes së plot me skuadrën bardheblu i është bashkuar Gjergji Muzaka.
Mesfushori po rikuperon formën fizike rreth pesë muaj pas dëmtimit në gju dhe ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa nuk pritet të zbresë në fushë edhe për një muaj.
Përsa i takon ndeshjes së Kupës me Erzenin, sot në orën 15:30, tekniku Muça pritet të alternojë në formacion lojtarët që kanë më pak hapësira me titullarët, për të evituar dëmtimin e elementëve të tjerë të rëndësishëm përpara derbit.

Tirana nuk ka se c’shpreson hic te rikthimi i Bulkut, por te ndrroje mentalitetin e lojes, pasi ka rene ne letargji te thelle! Ky ekip ka emra te medhenj futbollistesh, por qe ofrojne nje futboll te vogel dhe medioker! Nuk eshte kjo loja e Tiranes! Eshte shume larg emrin te ndritur te viteve me pare! Gishti duhet vene ne plage e jo te sajohen justifikime qe nuk i gelltit askush!