Tirana shumë shpejt me dy autobusë elektrikë

Bora Basholli

Tirana do të ketë së shpejti flotën e autobusëve elektrikë, që do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit. Këtë fakt e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi të organizuar nga ambasada hungareze për promovimin e teknologjisë në mirë-menaxhimin e qyteteve

 “Sapo kemi bërë porosinë për dy autobusë elektrikë që prodhohen në Hungari, për të ardhur në Tiranë. Do ta fillojmë transformimin e flotës dy e nga dy.”

Duke marr shkas edhe nga mundësia që ofron tashmë aplikacioni “Tirana Ime”, për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Tiranë, Veliaj bëri publike disa të dhëna, të cilat tregojnë  se në orët e para të ditës, ka rezultuar një nivel më i ulët grimcash të dëmshme se sa në momentin kur ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.

“Nëse shikojmë të dhënat për sheshin “Skënderbej”, monoksidi i karbonit është shumë i ulët, po ashtu edhe dioksidi i squfurit; ky është një lajm i mirë. Kurse, dioksidi i azotit është në nivel mesatar krahasuar me Bashkimin Evropian, që do të thotë sërish një lajm i mirë. Po ashtu edhe ozoni është në nivel të ulët. Ama, grimcat PM 2.5 dhe PM10, të cilat emetohen nga makinat që përdorim çdo ditë, janë në nivele të mesme. Nëse matjet i bëjmë në orën 8 të mëngjesit kur dalim nga shtëpitë dhe në 5 pasdite, kur kthehemi në shtëpi, këto shifra, sidomos dy të fundit, që janë grimcat që dalin nga marmita e makinës, janë më të larta”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se kryeqyteti është i destinuar që të rritet dhe ky është një realitet i kohëve moderne.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Te gjitha Jane reklama mashtruese!
    Njerezit udhetojne si thase me patate ky derdellit se do vene autobuze elektrike.
    Verifica Edhe GOMERE ELEKTRIKE por the levizin njerezit shpejt dhe jo si derra!

  • Nuk e kuptova ,urbanet e tiranes jane te bashkise apo privatit ?Jo per ndonje gje por degjoj shpesh qe thone se shoqata e autobuzeve urban kerkon rritjen e cmimit te biletave por bashkia nuk ja miratoi.DMTH qe bashkia provokon qytetaret sepse qenka si ajo shpre hja e vjeter”lal Kros lal Kros vet shkruan e vet vulos “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *