Tirana-Skënderbeu, kryendeshja e javës së 34-t

Dita
Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Tirana, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

A do të festojë Skënderbeu titullin e pestë radhazi kampionë “Qemal Stafa” me Tiranën, apo gjithçka do të vendoset në javën e fundit? Kjo është pyetja që shtrohet në prag të javës së 34-t të Kategorisë Superiore, që si kryendeshje ofron përballjen Tirana – Skënderbeu. Nëse bardheblutë do të merrnin maksimumin e pikëve në derbin e së hënës me Partizanit, përplasja me korçarët do të kishte aromë titulli. Edhe nëse formacioni i Gugash Maganit arrin të fitojë me bardhekuqtë, thjesht do të shtyjë festën e korçarëve, që në dy javët e fundit do të luajnë me Flamurtarin në shtëpi dhe me Vllazninë në transfertë. Edhe pse titulli duket shumë larg, Tirana ka një arsye shumë të fortë për të marrë maksimumin ndaj korçarëve; objektivin Europa League. Nëse rrëshqasin në vendin e katërt dhe Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, 24 herë kampionët e Shqipërisë do të humbisnin edhe pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Formacioni i Gugash Maganit nuk ka rrugë tjetër veçse të kërkojë fitoren për të mos humbur pozicionin e dytë, që i kërcënohet nga Kukësi dhe Partizani. Verilindorët do të luajnë në transfertë me Teutën, në një sfidë të paparashikueshme që mund të prodhojë çdo rezultat. Djemtë e Detit kanë nevojë për pikë, për të shkuar me një diferencë të ndjeshme me Apoloninë në përballjen direkte të javës së parafundit, pasi në sfidën përmbyllëse të sezonit do të kenë një transfertë delikate me Tiranën. Pikërisht këtë të shtunë Apolonia, e cila pret Elbasanin, shpreson në një hap të gabuar të durrsakëve për ta ngushtuar në më pak se 3 pikë diferencën me ta.

Partizani i cunguar nga mungesat e shumta nuk ka alternativë tjetër veç fitores me Flamurtarin në transfertë për objektivin Europa League. Skuadra vlonjate edhe pse pa objektiva, mund t’u shkaktojë dëme të kuqve, pasi lojtarët e rinj kuqezi kërkojnë të bien në sy për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Takimi i fundit i javës dhe që vlen më shumë për statistikë do të luhet në Krujë mes Vllaznisë dhe Laçit, me ekipin kurbinas që është i përqendruar tek finalja e Kupës së Shqipërisë me Kukësin që do të zhvillohet në fund të majit, pasi të ketë përfunduar kampionati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *