Nuk ka më rrugë të mesme, Tirana ka shkarkuar trajnerin Ze Maria, shkruan sportekspres.com. Numri një i stolit nuk ka bindur askënd dhe arsyeja e shkarkimit ishte derbi i humbur me Partizanin. Kjo disfatë i vuri kapakun, pasi në të vërtetë në këtë vendim ndikoi dhe ecuria skandaloze e bardhebluve në këtë fillim sezoni dhe problemet e teknikut me lojtarët.
Referuar të njëjtit burim, ndarja e rrugëve pritet të bëhet zyrtare nga klubi brenda pak orëve, por ka vetëm një problem. Kontrata afatgjatë e Ze Marias, e cila duhet të prishet. Braziliani nuk pranon që të largohet pa dëmshpërblim, prandaj presidentit Refik Halili i ka mbetur sërish “dopio gjashta” në duar, pasi i duhet të gjejë zgjidhjen me 45-vjeçarin, në të kundërt i bie që të paguajë kontratën e tij deri në fund.
Largimi i Ze Marias sjell dhe një tjetër problem, pasi bashkë me të largohet dhe stafi i huaj i teknikut brazilian. Tirana mund të drejtohet në ndeshjen kundër Kastriotit nga trajneri i portierëve, Egbo. Situata është delikate dhe duhet të marrë zgjidhje shpejt. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë.
l.h/ dita

Tirona nuk ka lene jevg pa sjelle ne ekip, a ka ndonje lojtar Tironc tek ekipi i Tirones? LESH.
E keqja e ekipit fshatar te Tiranes jane vetem tifozet ultra fashiste te saj,qe ne ndeshjet e tyre ndaj PARTIZANIT kurdohere fitimtar,mbushin stadiumin me parulla kriminale si “VDEKJE PARTIZANEVE” etj!
Por as FSHF dhe as prokuroria nuk reagon ndaj kertyre parullave ekstremiste qe nxisin dhune!
Prandaj jane kthyer ne nje ekip “legen”!
Merrni trainer Ver Llapen,qe te fitoni here tjeter!