Një 17 vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Tiranës në banesën e shtetases R.Z., 17 vjeç.
Disa minuta pas konsumimit të medikamenteve adoleshentja është gjetur nga familjarët. Këta të fundit e dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Sipas policisë adoleshentja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, familjarët e saj janë marrë në pyetje në lidhjet me shkaqet që e detyruan të renë që të merrte aktin vetëflijues.
M.H/ Dita
