Është zbuluar dhe shkatërruar nga Policia e Tiranës një bazë prostitucioni. Burime zyrtare thanë se, gjatë ditës së djeshme janë vënë në pranga 3 persona, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqen dy të tjerë. Rreth orës 17:15 u arresuan në flagrancë Agron Koçit, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i denuar më parë për mbajtje e lëndëve narkotike, Liljana Aliko, 24 vjeçe, lindur dhe banuese në Delvinë dhe Oltion Mehmeti, 28 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës. Ndërkaq, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj Hekuran B., 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, pronar i hotelit “Kalaja” dhe Nazmije V., 47 vjeç, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë, menaxhere e hotel “Kalaja”.
Pas arrestimit dosja me materialet në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “shfrytëzimit për prostitucion” dhe “prostitucion”.
