Tiranë, 326 të arrestuar për energjinë, mes tyre 26 punonjës të OSHEE

redaktor

Policia e Shtetit njoftoi se deri tani ka arrestuar 326 persona, ndër ta 271 janë pronarë biznesesh, si dhe ka shpallur në kërkim 131 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen për abuzim dhe vjedhje të energjisë elektrike. Ky është rezultati i operacionin “Hajdutët e Energjisë”, i cili ka nisur prej 16 ditësh. Mes të arrestuarve janë dhe 26 punonjës të OSHEE-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Policia e Shtetit në 12 qarqet ka mbështetur në mbi 15 mijë raste OSHEE-në, për të kryer verifikime dhe kontrolle, si dhe janë ndërprerë mbi 8 mijë lidhje të paligjshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *