Pesë persona të dyshuar për shitje droge u arrestuan brenda 24 orëve të fundit në kryeqytet. I pari u kap i kërkuari Taulant Ymeri, 21 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit më 15 shkurt ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shitje droge. I dyti u kap R. A., 20 vjeç, që iu gjet te “Zogu i Zi” 2,2 gramë hashash, E. S., 39 vjeç, me 2,6 gramë hashash dhe A. S., 21 vjeç, me 0,8 gramë kanabis, për të cilën thanë se ishin përdorues dhe do hetohen në gjendje të lirë. Kurse Xh. S., 23 vjeç u arrestua me 283 gramë hashash.
