Tiranë, agjenti i SHISH vijon refuzimin për t’u dorëzuar

redaktor

Edhe pse e ka shpallur në kërkim prej të shtunës që kaloi, agjenti i SHISH refuzon të dorëzohet dhe të japë shpjegime për vrasjen e pronarit të servisit Florian Selmani, ngjarje e ndodhur te ish-Fusha e Aviacionit.

Negociatat për dorëzimin e Xhevahir Mzhikës kanë dështuar plotësisht, aq sa edhe institucioni ku ishte i punësuar në Departamentin e Survejimit nuk e ka bindur dot. Aktualisht uniformat blu e kanë shpallur në kërkim Mzhikën në të gjithë vendin për krimin e “vrasjes me dashje”.

Ilir Selmani, vëllai i viktimës, tha se Mzhika nuk vrau për vetëmbrojtje, po për kapriço.

Share This Article
2 Comments
  • GANGSTERET E VISHO AJAZIT

    Mzhika eshte jo vetem kriminel por edhe hajdut i pasurise kolektive. Ne 2008-ten eshte denuar vetem me gjobe, nga dashuria e pafund qe ka per kriminelet e hajdutet gjyqtari Arben Kostandini, per vjedhje te enregjise elekrike me lidhje abuzive te saj. (Vendimi nr. 703 dt. 15-05-2008 – Gjykata e Tirones)

    Menjehre pas denimit, shefi i ahereshem i SHISH-it e largoi nga puna, per ta rishtrenguar mes kraheve boshnjako-malazezi Visho Ajazi.
    Keta jane mbrojtesit e sigurise tone, njerez te hurit, litarit dhe vrasjeve me arme pa leje te kujtdo qe i pret rrugen e tyre kriminale.

  • Skanaloze me këto të dhena qe thotë ” Xume Protopapa”? Kriteret përzgjedhëse në strukturat e sigurisë kombëtare janë të njëllojta me ato të armiqve të kësaj sigurie!? Nderime xume!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *