Tiranë, aksident i rëndë automobilistik, një person humb jetën, dy në koma

redaktor

Një person humbi jetën e dy të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës në kryeqytet si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëra prej të cilave përfundoi në lumin Lanë.

Një taksi tip ‘Benz’, me targë TR 72 33M u përplas me një makinë tip ‘Volkswagen Golf 5’, e cila përfundoi në lumin Lanë. Drejtuesi i taksisë, Freng Mirashi humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, nga të dhënat e para shpejtësia e madhe dyshohet si shkak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *