Tiranë, aksident në Krrabë, plagoset një grua, jashtë rrezikut për jetën

anazapta

Një grua u plagos nganjë aksident që ka ndodhur dje në Qafë-Krrabë, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Nga policia u tha se u plagos një grua, e cila është dërguar për kurim në Spitalin ushtarak. Mësohet se gjendja shëndetësore e gruas paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë lapidarit të Krrabës, fare pak metra larg vendit ku u aksidentua deputeti i ndjerë Sokoll Olldashi. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *