Tiranë, aksidentohen 4 makina te “Zogu i Zi”

Dita

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20 të mbrëmjes së kësaj të premteje në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”, në Tiranë.

Në të janë përfshirë 4 makina, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, shkak u bë mosruajtja e distancës së sigurisë në lëvizje, raporton TCH.

Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik në këtë aks, ku u desh ndërhyrja e Policisë Rrugore për të normalizuar situatën.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *