Tiranë, aksidentohet patrulla e policisë, plagoset rëndë një efektiv

Leda Hysa

Një patrullë policie është përfshirë këtë paradite nga një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit të Trenit, në kryeqytet.

Raportimet nga vendi i ngjarjes bëjnë më dije se dy efektivët ishin duke lëvizur me një motorr të patrullës ku një i moshuar u ka dalë përpara. Për të shmangur të moshuarin, motori ka devijuar duke dalë jashtë rrugës.

Ka mbetur i plagosur një prej efektivëve të policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë dhe një kalimtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *