Edhe këtë fundjavë, policia e shtetit ka marrë një telefonatë për bombë.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për vendosje bombe pranë një supermarketi në rrugën Haxhi Hysen Dalliu pranë Prokurorisë së Tiranës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat speciale të antiterrorizmit të cilat do të merren me verifikimin se çfarë ka qesja dhe me shpërthimin e komanduar.
Ndërkohë, zona është rrethuar për të shmangur ndonjë viktimë.
Pas verifikimit rezultoi se qesja nuk kishte lende plasese.
