Tiranë, Antikontrabanda aksion në të gjithë vendin, sekuestrime

redaktor

Një kamion me mallra kontrabandë është ndaluar ditën e djeshme nga Drejtoria e Antikontrabandës, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime nga kjo doganë bëjnë me dije se kamioni kishte 16720 etiketa të një marke të huaj. Kamioni është bllokuar në kuadër të aksionit në dogana që po zhvillohet. Gjithashtu u sekuestruan nga policia 462 pjesë këmbimi makinash. U bllokua edhe një autobus me 432 artikuj kozmetikë. Ndërsa në doganën e Tiranës janë sekuestruar 2,2 tonë veshmbathje dhe 812 depilatorë të një marke të falsifikuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *