Biznesmeni fierak Arben Isufaj, kundërshton masën e sigurisë “arrest me burg” caktuar ndaj tij nga Gjykata e Tiranës. Ai i është drejtuar me ankim Gjykatës së Apelit, ku kërkon prishjen e vendimit që e la në qeli dhe lirimin e tij. Isufaj u arrestua më 9 mars për llogari të drejtësisë italiane. Ai u la në qeli me kërkesë të prokurorisë me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit fqinj. Sipas organit të akuzës, ndaj biznesmenit fierak Gjykata e Torinos ka vendosur një masë sigurie “arrest më burg” për trafiqe.
