Pas arrestimit të dy oficerëve të policisë së Rinasit që u iku nga duart një person i deportuar nga Franca, në kërkim për tentativë vrasje dhe i arratisur pas lejes nga burgu, janë arrestuar dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, kurse i treti u shpall në kërkim. Policia e Kombinatit ndaloi Sajmir Hoxha, 19 vjeç dhe Sabet Kovaçi, 33 vjeç, që ndihmuan të largohej nga dhomat e shoqërimit të martën, Eduard (Leando) Lamaj, 24 vjeç, i cili nuk është kapur ende. Të rinjtë e kanë nxjerrë me makinë nga aeroporti duke e strehuar, ndërsa bashkë me ta ka qenë edhe Edison Çoba, 33 vjeç.
