Tiranë, arrestohen 13 drejtues mjetesh pa patenta dhe të dehur

Dita
POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në  Planin e masave për “Marrjen e masave për  parandalimin e aksidenteve si dhe për  rritjen e sigurisë rrugore”. Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative, ndërsa 13 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë, 11 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 2 në gjendje të dehur.

Sakaq, janë pezulluar gjithsej 48 patenta, nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme. Po ashtu, janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Bëhet e ditur se janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh.

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdorueseve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si  dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.

Share This Article
1 Comment
  • Po Tahorrit a ia kontrolluat nese e ka patenten per motocikleten? Ne rast te kundert ne burg edhe ai si shkeles i ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *