Goditet në Tiranë një grup kriminal me tendencë vjedhjet e banesave dhe të pronës, arrestohen 6 shtetas. Sipas zëdhënëses së policisë së Tiranës, Alma Katragjini, “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë dje në mesditë bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të dyshuar si të përfshirë në një sërë vjedhjesh banesash në kryeqytet: Xh. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, A. M., 17 vjeç, banues ne Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse dje në rrugën “Don Bosko” janë kapur në flagrancë në pallatin “Eurovini”, duke vjedhur në banesën e një shtetasi. Nga hetimet e menjëhershme të kryera për ta, rezulton se autorët e dyshuar të kësaj vjedhjeje janë të përfshirë edhe në disa vjedhje të tjera banesash në Tiranë”.
Sipas Katragjinit, po nga ky komisariat u arrestua për konsumim të veprës penale të vjedhjes shtetasi Artur Hamit Ibruli, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ibruli është kapur nga rojet e këtij supermarketi pasi kishte vjedhur tek një supermarket në Rrugën e Barrikadave, pranë ish-kinema “17 Nëntori”.
Po ashtu për vjedhje banesash është kapur shtetasi në kërkim Klajdi Riza Feta, 32 vjeç.
Ndërkohë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Xhevdet Jonuzi, 56 vjeç, banues në Tiranë, sepse me datë 13.11.2012, ora 13.00, në rrugën ”Skënder Kosturi” Tirane, është kapur në flagrancë duke vjedhur një shtetase.