Tiranë, arrestohen 6 tregtarë me mall kontrabandë

Bora Basholli

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , pas informacioneve të marra në rrugë operative  dhe më pas ndjekjes me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan operacionin e koduar ” Transportuesi”.

Në  kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

•        M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

•        D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

•        K.Sh., 44 vjeçe, banuese  në Durrës.

•        I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

•        D. M., 55 vjeç, banues  në Tiranë.

•        M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tregut” , me një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.

Theksojmë se të gjithë personat e arrestuar janë subjekte tregtare me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestruan mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera’ në bashkëpunim”  dhe ” Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprime doganore.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *