Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona të shpallur në kërkim.
Tre prej tyre kërkoheshin nën akuzën e vjedhjes, ndërsa të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkatërrim prone.
Konkretisht, është arrestuar Kristo Muçi, 19 vjeç, si autor i dyshuar i rreth pesë vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet. Kristi Pjetri dhe Gëzim Doka gjithashtu janë të dënuar për të njëjtën akuzë.
Lavdim Metkola është dënuar nga gjykata e Tiranës me 9 muaj burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa Shpëtim Mustafa është dënuar me dy muaj burg për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Zhani Levani ishte shpallur në kërkim nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone, ndërsa Xhemal Gjokmeli për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
