Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh në kryeqytet. Sipas policisë, të gjitha grabitjet e tyre janë të dokumentuara me prova dhe autorët “gjuanin” para së gjithash makina të tipit “Mercedes Benz”. Kundër tyre, deri tani policia ka të dokumentuara si provë të pakundërshtueshme 10 grabitje.
Në pranga kanë rënë shtetasit Altin Ndoci, 27 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të lëndëve narkotike dhe Sazan Cibaku 28 vjeç banues në Tiranë.
Përgjatë momenteve të arrestimit të tyre, në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, autorët e dyshuar ishin duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targa AA942KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm iu gjendën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armë zjarri dhe sende të paligjshme, të cilat u shërbenin autorëve për të kryer në kohë vjedhjet e automjeteve.
Sipas policisë, mekanizmi i grabitjeve i përdorur nga këta shtetas, bëhej përmes ndezjes së makinave gjatë orëve të vona të natës dhe kryesisht objektivi ishin mjete të tipit “Mercedes Benz”.
Armët dhe senet e sekuestruara
– tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana
– një revolver me mulli; maska të ndryshme me ngjyrë të zezë
– doreza të ndryshme; dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë
– jelek taktik multifunksional; një sërë çelësash automjetesh të ndryshme
– tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”; shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive
– telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.
https://www.youtube.com/watch?v=IgHRhgjzZcM

burg ktyre legenave se ashtu e meritojne…..!!!!!!!!!!!!
Plasi syte or ordinier doktor,e te pakten mos derdellit kunder çdo suksesi te policise.JuLUMTE djema.Izoloini keta maskarenj!