Kërkohej për një grabitje me dhunë në bashkëpunim, kapet i fshehur në kryeqytet 20-vjeçari nga Fieri. Policia bëri me dije se prangosi rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm Renato Fejzullaj, banues në fshatin Grizë, i dënuar me parë, që është shpallur në kërkim më 29 janar 2014, pasi Prokuroria ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.
